11 Qershor, 2018

Shtatzënë, por gruaja e kryebashkiakut të Tiranës punon 12 orë nën diell


Në ditën e parë të muajit qershor, Erion Veliaj dhe Arjola Xoxa dhanë lajmin e ëmbël, se shumë shpejtë do të bëhen prindër të një djali. Por kjo gjë nuk e ka ndaluar gruan e kryetarit të Bashkisë Tiranë që të punoj, përkundrazi ajo tregon se punon edhe me orare të tejzgjatura.

Puna e fundit që ajo bëri ishte klipi i këngës së dy artistëve, Noizy dhe Alban Skënderaj kishin zgjedhur si bashkëpunëtore për klipin e tyre Ajola Xoxën, e cila është regjisorja.

Pas publikimit të këngës “Drejt Suksesit”, bashkëshortja e kryebashkiakut ka folu për prapaskenat e xhirmit të klipit dhe për mundin që kanë dhënë për të realizuar këtë projekt.

Të gjithë këtë ajo e ka treguar në një postim në “Instagram”, krahë një fotoje që ka publikuar me dy artistët.

“Kjo foto eshte marre pas 12 oreve xhirim nen diell per videoklipin e kenges ‘Drejt susksesit’, nga @albanskenderaj dhe @zinizin, nje kenge qe e vleresova shume qe prej fillimit, per shkak te mesazhit shume te rendesishem qe percjell per rinine shqiptare: asgje nuk jepet falas, gjithcka arrihet me pune e sakrifice; asgje nuk arrihet vetem, por duke patur besim tek ata me te cilet punojme, e duke frymezuar e ndihmuar njeri-tjetrin. Ky eshte edhe koncepti qe kam trajtuar ne video.

E kam admiruar gjithmone mikun tim Alban Skenderaj per seriozitetin e madh me te cilin ai punon, duke deshmuar serish se suksesi i vazhduar ne kohe nuk arrihet nga frymezime momentale, dhe eshte pasoje jo vetem e talentit, por mbi te gjitha e perkushtimit serioz dhe pjekurise profesionale qe arrihet vetem dhe vetem prej punes se madhe. Albani nuk eshte rastesisht nje artist i madh dhe aq i dashur nga publiku, ai eshte nje profesionist qe nuk vetekenaqet asnjehere prej suksesit te radhes dhe qe te gjithe karrieren e tij e ka ndertuar ne saje te punes. Ashtu edhe Noizy, asgje nuk i eshte falur, ai eshte nje njeri i palodhur ne punen e tij dhe me nje korrektese dhe mirenjohje te jashtezakonshme ndaj te gjithe atyre qe punojne me te.

Faleminderit nga zemra Albanit dhe Noizyt per besimin e pakushtezuar qe me dhane ne realizimin e ketij projekti”, ka shkruar Ajola krah fotos së realizuar me dy këngëtarët.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al