27 Prill, 2022

Shtatzënë për herë të parë? Rita Ora publikon fotot e dyshimta


Rita Ora ka postuar disa foto të dyshimta pasi mediat e huaja raportuan se mund të jetë në pritje të ëmbël.

Pak ditë më parë disa tabloide britanike dhe australiane kanë aluduar se këngëtarja me origjinë shqiptare është shtatzënë pasi argumentojnë se barku i saj ishte më i rrumbullakosur se zakonisht gjatë një darke private të para pak ditëve.

Sipas raportimeve ajo ngriti dolli dy herë, por me ujë dhe jo verë, gjë që është e pazakontë. Duke qenë se gratë shtatzëna nuk duhet të pinë alkool, kjo po përdoret si provë se mund të jetë shtatzënë, shkruante “otakukart“, media e njohur australiane. Po e njëjta media shkruante se Rita dhe i dashuri i saj regjisor nga Zelanda e Re Taika janë gati ta çojnë marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër. Por, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar që Ora është shtatzënë.

Rita ka postuar së fundmi në Instastory një foto nga pushimet e saj ku shihet me bikini në plazh teksa mban dorën te barku. Po ashtu ajo i ka vendosur fotos edhe emojin e një dore. Më pas këngëtarja me origjinë shqiptare postoi një selfie ky ekspozon barkun që duket më i rrumbullakosor se zakonisht. Nuk dimë të themi me siguri nëse ajo po përcjellë ndonjë mesazh, apo po “vazhdon lojën” e mediave…

Çifti, i cili u takua në Australi dhe filloi lidhjen në mars të vitit që lamë pas, thuhet se po lëvizin aq shpejt në marrëdhënien e tyre saqë kanë filluar të flasin për martesën. Taika ishte i martuar më parë me Chelsea Winstanley, një producente filmash, por çifti thuhet se është divorcuar në heshtje në vitin 2018. Ata kanë edhe dy vajza bashkë Hinekhu, nëntë vjeç dhe Matewa Kiritapu, shtatë.

Shqiptarja u takua me regjisorin fitues të Oskar në shkurt gjatë xhirimeve të ‘The Voice Australia’ në Australi. Të dy filluan të takoheshin ‘në fshehtësi’ në fillim të marsit, tre muaj para se ajo të fluturonte për në Los Angeles në fillim të qershorit. Çifti bëri debutimin e parë në tapetin e kuq në premierën e ‘The Suicide Squad’ në Los Angeles në gusht të 2021.

© Panoramaplus.al