7 Nëntor, 2020

Shtatzënë për herë të parë, aktorja e njohur turke zbulon gjininë e bebushit


Ozge Ozder, aktorja e njohur turke, është shtatzënë për herë të parë, raporton “Haber Turk”.

Aktorja, e njohur në vendin tonë me rolin si “Emel” në serialin “Shtëpiake të dëshpëruara”, e ka ndarë këtë lajm të bukur nëpërmjet një videoje vetëm me miqtë e saj dhe ka zbuluar po ashtu edhe gjininë e bebushit.

ozge ozder (5)

42-vjeçarja pritet të sjellë në jetë një vajzë. Ajo ka dy vite që është martuar me këngëtarin Sinan Guleryuz me një dasmë madhështore, ku nuk munguan personazhe të njohur të ekranit turk.

ozge ozder (3)

Një vit më parë, e pyetur nëse mendon për një fëmijë, aktorja u përgjigj: “Kur të na pëlqejë…”.

ozge ozder (1)

© Panoramaplus.al