16 Mars, 2021

Shtatzënë për herë të dytë, Pippa Middleton fotografohet me barkun e rrumbullakosur! Ja ç’emër do të ketë fëmija


Pippa Middleton është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë. Lajmi u bë publik në dhjetor të vitit 2020.

Pippa Middleton (2)

Ndërsa javën e kaluar, nëna e Pippa-s, Carole Middleton konfirmoi se vajza e saj e vogël ishte në pritje të ëmbël gjatë një interviste për revistën “Good Housekeeping”.

Daily Mail” ka siguruar së fundmi fotot e para të Pippa Middleton me barkun e rrumbullakosur. Ajo u kap nga aparatët e paparacëve teksa shëtiste të birin 2-vjeçar, Arthur, me skuter në Londër këtë javë.

Pippa Middleton (6)

Motra 37-vjeçare e Kate Middleton kishte veshur xhinse të zeza të ngushta dhe atlete të bardha. Edhe pse mbante veshur një pallto të trashë sërish barku binte shumë në sy.

Çifti i njohur kanë vendosur që të voglën e tyre ta pagëzojnë me emrin Grace Elizabeth Jane Matthews, që duket se ka një kuptim shumë të veçantë për ta.

Pippa Middleton (4)

Disa thonë se emri i dytë i vogëlushes është një nderim për figurën e gjysheve të saj, Carole Elizabeth Middleton dhe Jane Matthes.

Gjithashtu ka të tjerë që mendojnë se Elizabeth mund t’i jetë vendosur për shkak të lidhjeve që ata kanë me familjen mbretërore, në këtë rast me mbretëreshën Elizabeth.

Pippa Middleton (5)

Pippa dhe bashkëshorti i saj James Matthews u martuan në vitin 2017.

Në vitin 2018, çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë, Arthur, në Lindo Wing të Spitalit St. Mary, në të njëjtin vend ku e motra, Kate, lindi të tre fëmijët e saj.

© Panoramaplus.al