7 Nëntor, 2020

Shtatzënë për herë të dytë, Elita publikon videon ku bebushja i gjuan barkut


Elita Rudi dhe Gjiko së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë dhe këtë herë në jetë do të vijë një vajzë.

Mbrëmjen e djeshme, Elita publikoi një video në Instastory, ku bebushja i gjuan barkut të saj.

“Të ndjesh gjuajtjet e bebit tënd është pjesa më e mirë e shtatzënisë,”- shkroi Elita krahas videos së ëmbël.

Shtatzënia e dytë e Elitës erdhi e papritur për publikun. Vetë çifti pranoi se një fëmijë i dytë nuk ka qenë i planifikuar, por e dëshironin shumë.

Një vit më parë ata u bënë prindër të një djali, të cilin e quajtën Zëri.

© Panoramaplus.al