Blogerja e njohur italiane, Chiara Ferragni, është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të sjellë në jetë një vajzë.

Chiara dhe Fedez e dhanë lajmin e bukur nëpërmjet një fotoje, ku djali i tyre, Leo, mbante në dorë ekon e bebushes.

Pak ditë më parë, ajo publikoi edhe ekon e vajzës nga barku i saj.

Ndërsa sot, blogerja ka pozuar para pasqyrës topless para pasqyrës, duke treguar barkun e rrumbullakosur, teksa është në javën e 18 të shtatzënisë.

Raportohet se bebushja do të vijë në jetë në muajin mars, pikërisht kur ka lindur edhe Leo, vëllai i madh.

Chiara dhe Fedez u lidhën në vitin 2016, ndërsa në maj të vitit 2017 erdhi propozimi super romantik.

Ata u bënë prindër për herë të parë në mars të vitit 2018.



