Me zërin e saj brilant, shqiptarja Deborah Xhako ka rritur që të thyej çdo parashikim dhe të shkojë në gjysmë finalen e “The Voice of Italy”.

20-vjeçarja e lindur në Romë, me fëmijëri mes kryeqytetit italian dhe Tiranës, ka patur gjithmonë si pasionin më të madh, muzikën, derisa vendosi që të studionte dhe të perfeksionohej.

Kështu, në vitin 2015 ajo mori leksione muzike në shkollën “La voce amica” në Nettuno, aty ko jeton. Xhako që atëherë ka ecur drejt rrugës së suksesit, fillimisht me çmime lokale ku ka fituar vendin e parë te “Anzio’s Got Talent” në 2015-n, dhe e dyta në konkursin “Supermaremusica”.
Tani Deborah merr pjesë dhe duartrokitet në “The Voice of Italy”, ku sondazhet flasin për një avantazh të saj në krahasim me konkurrentët e tjerë, duke e kualifikuar si një nga pretendentet kryesore për të fituar këtë kompeticion muzikor.
Me thjeshtësi, saktësi dhe energji Deborah pushtoi skenën duke bërë krenar trajnerin e saj, këngëtarin Alessandro Aleotti i njohur si JAx. “Bravo, e madhe…Jam krenare për ty”, i tha ai në një nga netët e provës.
Madje 20-vjeçaren e kanë krahasuar edhe me shqiptaren me famë botërore Dua Lipa.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
