Problematikat e rrjeteve sociale, vërtetësia e lajmit, shpeshtësia e tij etj janë disa nga çështje që po diskutohen në panelin e ‘Studio e hapur’ të Eni Vasilit teksa diskutohet mbi ‘mbretërit e rrjeteve sociale’’.

Juristaja Eni Çobani, një nga personazhet më të ndjekur dhe të komentuar është shprehur se mediat sociale po krijojnë ose po nxjerrin në pah edhe disa probleme sociale, sikundër është për shembull ‘gjuha e urrejtjes’ apo edhe inatet që shkaktohen mes njerëzve për gjëra të koti, si p.sh pse paska shkuar në këtë vend, pse ka dalë bukur tek kjo fotografi etj.
© Panoramaplus.al

