12 Dhjetor, 2025

Shporta e dhjetorit, cilat janë frutat dhe perimet që nuk duhet të mungojnë nga tryeza përgjatë këtij muaji


Në dhjetor nuk përshëndetemi thuajse me asnjë nga perimet e nëntorit, veçse duhet të tregohemi të kujdesshëm me domatet.

Serrat vazhdojnë të prodhojnë, por shija e tyre tashmë është vetëm në kujtime.

Në dhjetor, vendin e nderit e zënë rrepat dhe më në fund portokallet e kuqe. Lakra e kuqe është gjithashtu në ditët e saj më të mira, por jo vetëm ajo.

E gjithë familja e lakrës është e këshillueshme të përdoret gjatë këtij muaji, që nga lakra e bardhë e cila është më familjare për ne, lulelakra, brokoli dhe gjithë ç’gjeni në treg nga familja e tyre Lakrat e Brukselit janë ende të rralla në tregun shqiptar, por nëse i gjeni, mos u mendoni dy herë për t’i blerë e gatuar në gjellë apo sallatë.

Karotat, selinoja, kërpudhat, kungulli i verdhë, fasulet, preshi, spinaqi, finoku etj. vazhdojnë të jenë perimet e sezonit.

© Panoramaplus.al