9 Dhjetor, 2019

“Shpirti im…”, Unikkatil humb njeriun më të dashur, bën dedikimin prekës (Foto)


Reperi i njohur Unikkatil ka humbur një nga njerëzit më të dashur për të, babain.

Ai e ka dhënë vetë lajmin e hidhur përmes një postimi në ‘Instagram’. përkrah fotos ku shihet reperi kur ka qenë i vogël, së bashku me babain, ai ka bërë edhe një dedikim prekës.

“Babai im, shpirti im, një prej njerëzve më të sinqertë që kam njohur dhe një prej arsyeve që jam kështu si jam, na la këtë të enjte. Miqtë dhe dashamirët që duan t’ia shprehin respektin dhe lamtumirën e fundit janë të mirëseardhur të hënën me 9 Dhjetor prej orës 2 deri në orën 9 në Pleasant Manor Funeral Home adresa: 575 Columbus Ave, Thornëood, NY, 10594”, ka shkruar Unikkatil.

© Panoramaplus.al