1 Tetor, 2021

Shpikja që do të ndihmojë çiftet/ Prodhohen çarçafët që ajrosin krevatin pas lëshimit të gazrave! Ja sa kushtojnë ata


Një firmë ka prodhuar çarçafë që janë në gjendje të ajrosin krevatin pas lëshimit të gazrave. Sipas “The Sun”, ekspertët shpresojnë që kjo shpikje do të ndihmojë çiftet që flenë të ndarë për shkak të aromave të këqija, të bashkohen sërish.

tradhti

Ato përmbajnë mikro-fibra karboni që neutralizojnë aromat e pakëndshme. Një çarçaf kushton 125 paund, ndërsa një jorgan kushton 200 paund. Këtë produkt e ka shpikur firma e filtrimit të gazit “Shreddies”.

Zëdhënësja Rebeça Jones tha: “Aromat e këqija mund t’i largojnë partnerët nga njëri-tjetri gjatë martesës. Por produkti ynë i ri është krijuar për të luftuar këtë problem”.

Kompania ka dizajnuar më parë jastëkë dhe pizhame që mbajnë larg aromat e këqija.

© Panoramaplus.al