1 Maj, 2018

Shpërthen Ronela Hajati: Nuk më vlerësojnë pasi s’jam e pasur


Ajo është një ndër personazhet më të përfolur të showbiz-it, e cila me këngën e saj të fundit “Maje men”, tërhoqi vëmendjen e publikut për shkak të veshjes së saj dhe brirëve që mbante mbi kokë, duke u bërë klipi më i komentuar.

Pas publikimit të klipit të ri, këngëtarja Ronela Hajati duket se e ka shqetësuar diçka, të cilën ka vendosur që ta ndajë me ndjekësit e saj në “Instagram”.

Nëpërmjet një “Instastory”, Ronela jep një mesazh për të gjithë ndjekësit, ku tregon zhgënjimin e saj për shkak se nuk vlerësohet për punë që bën.

“Dua të them diçka. Nëse ndonjëherë vendos të largohem nga Shqipëria nuk do të jetë sepse mendoj se jam këngëtarja më e mirë dhe e tillë do të jem edhe jashtë. Nuk e them dot këtë sepse nuk e kam ndjerë kurrë për ta thënë. Nëse do të largohem do ta bëj sepse nuk u vlerësova KURRË. Tv apo radiot kurrë nuk më kushtuan vëmendje ashtu siç bënë me artistët që kanë fuqi dhe janë të pasur. Pse duhet ta mbyll gojën kur unë po investoj gjithë fuqinë time, shpirtin, dashurinë, talentin dhe paratë e mia?”, shkuan Ronela.

“As i dashuri, as mami apo babi nuk më kanë dhënë asnjë cent ndaj pse duhet të mos flas? Ne nuk kemi të drejta këtu, asgjë. Kemi artistë të rinj që punojnë për të tjerët dhe artistë budallenj që mendojnë se janë më të mirët. E gjitha që mund të them është se njerëzit këtu punojnë për t’iu prishur punë të tjerëve dhe jo për të nxjerrë më të mirën nga vetja e tyre”, e mbyll ajo.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al