Edona James dhe Vesa Vllasaliu disa ditë më parë kanë debatuar keq me njëra-tjetrën në “Big Brother Vip Kosova”, ndërsa kanë shpërthyer edhe në ofendime.

Kjo çështje është hapur mbrëmjen e djeshme gjatë Primet të këtij reality show.
Mes lotësh Vesa tha se ka reaguar në atë mënyre pasi Edona ia ka përmendur historinë me ish-të dashurin e saj, futbollistin Mërgim Berisha i cili e tradhtoi atë me partneren e tij aktuale që ka qenë shoqja e saj e ngushtë.

Modelja tregoi se kanë qenë pikërisht këto fjalë të konkurentes që e kanë nxjerrë atë nga vetja duke bërë që ajo të reagonte në atë mënyrë.
“Kam reaguar keq sepse më ka përmend diçka shumë të keqe, sepse më ka përdorur diçka e kam treguar një histori që akoma më dhemb shpirti. Më herët më ka thënë ‘normal nuk ka pas faj që ta ka marrë shoqja burrin’ e tani po të ma thotë, normal që sillem ashtu” – tha ajo.
Së fundmi Vesa ka treguar se është në një romancë dashurie teksa shtoi që partnerin e saj e njeh edhe Shqipe Hysenaj gjë që u pohua edhe nga kjo e fundit.
“Unë kam dikën jashtë e din edhe Shqipja. Ai i ka treguar Shqipes.”- tha Vesa duke mos zbuluar më shumë rreth personit që i ka rrëmbyer zemrën.
Gjatë pjesëmarrjes në “BBVK” modelja ka ndarë me publikun historinë e ndarjes me futbollistin dhe se si shoqja e saj e ngushtë ia mori të fejuarin.

Gjithashtu Vesa ka treguar se ka qenë shtatzënë dhe e ka humbur fëmijën me Mërgimin vetëm dy javë pasi ata ishin ndarë, teksa këtë gjë prindërit e saj nuk e din akoma.
“Dy javë pasi jam ndarë kam shkuar në Itali për festën e beqarisë së shoqës time dhe kam ngrënë diccka që kisha alergji. Më dërguan në spital dhe doktorët më kanë pyetur a je shtatzënë, unë u kam thënë që s’jam, pas një kohe kam pasur gjakderdhje. Nuk e dinë as nëna, as babi. Aty e kam ditur see kam pasë shumë gjakderdhje”, tha ajo.


