Prej disa muajsh, Khloe Kardashian është kritikuar nga fansat, për shkak të ndryshimeve që ka bërë në fytyrë, pasi në çdo foto që publikonte dukej si një person tjetër.

Por, sekretet e 36-vjeçares në lidhje me ndryshimet që ka pësuar më në fund janë zbuluar.

Sipas “The Sun”, ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, ka shpenzuar plot 100,000 paund në muaj për të marrë rezultatet që donte.

Khloe, e cila është nënë e një vajze 2-vjeçare, që e quajnë True, ka shpenzuar mijëra paund në muaj për mbushës buzësh, botoks dhe lazer, me qëllim që të ndjente më shumë siguri në vetvete.

Madje, raportohet se anëtarët e familjes së saj janë të frikësuar se Khloe do të hyjë në borxhe dhe do ta shkatërrojë fytyrën e saj me procedura të vazhdueshme.

Sipas një burimi të afërt me të, të afërmit dhe njerëzit e dashur të Khloes i janë lutur që të heqë dorë nga gjithë këto ndërhyrje, sepse fytyra do t’i prishet totalisht.

Pavarësisht të gjithave, Khloe i ka mohuar zërat për ndërhyrje dhe ka thënë se ndryshimi ka të bëjë vetëm me disa teknika të grimit.
© Panoramaplus.al
