Vienna Würstel, një grua transgjinore 25-vjeçare që jeton në Majorka, ka bërë bujë në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare për shkak të ndërhyrjeve ekstreme estetike që ka kryer mbi trupin e saj.

Që në moshën 18-vjeçare, Vienna nisi të bëjë filler buzësh, sapo arriti moshën ligjore, dhe prej asaj kohe nuk është ndalur. Sot, ajo ka shpenzuar rreth 175,000 dollarë për kirurgji plastike, nga të cilat 50,000 dollarë vetëm për buzët. Ndërhyrjet e shpeshta kanë bërë që ajo të mos jetë më në gjendje të mbyllë gojën dhe të ketë vështirësi në frymëmarrje.

“Gjithmonë kam dashur të dukem shumë femërore. Buzët e mëdha, format e mëdh, thjesht më duken të përshtatshme. Janë pamja më femërore dhe seksi, ” shprehet Vienna, shkruan DailyMail.

Ajo shton mbushës të rinj çdo dy deri në katër javë dhe udhëton rregullisht në Frankfurt të Gjermanisë për t’u trajtuar nga, siç thotë ajo, “atje eshte kirurgu më i mirë buzëve”. Çdo udhëtim i kushton mbi 2,000 dollarë, por ajo nuk ngurron teksa shprehet: “Bukuria nuk ka çmim. Ia vlen plotësisht.”

Vienna është aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan pamjen e saj me ndjekësit. Por përveç vëmendjes, ajo pranon se përballet edhe me shumë komente urrejtjeje dhe gjykime.

“Marr shumë urrejtje, veçanërisht për buzët ose pamjen time. Por sinqerisht, janë gjithmonë të njëjtët njerëz, gra që nuk lejohen të bëjnë asgjë nga partnerët ose njerëz që s’e përballojnë dot ekonomikisht. Është vetëm xhelozi dhe projeksion,” deklaroi ajo.
Pavarësisht rrezikut për shëndetin dhe kritikave të shumta, Vienna thekson se është ende larg përfundimit të transformimeve të saj fizike.
© Panoramaplus.al
