Shpat Kasapi dhe partnerja e tij, Selvija, e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë.

Çifti organizuan një ceremoni private me familjarët dhe shkëmbyen unazat me njëri-tjetrin.

Këtë lajm emocionues e dha vetë këngëtari nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.
Shpat Kasapi publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto ku shihet dora e tij dhe e Selvijes, në të cilat janë vendosur unazat.

Krahas fotos, ai shkroi: “24 dhjetor 2020”.
Para pak kohësh, Kasapi publikoi edhe foton e parë me të fejuarën e tij. Selvija shfaqej e ulur në prehrin e këngëtarit dhe krahas postimit, ai shkroi: “Të premtoj se do ta ‘trajtoj’ me kujdes zemrën tënde dhe do ta mbush atë me dashuri”.
/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al

