11 Janar, 2021

Shpalli fejesën me Dalton Gomez, por miqtë e Ariana Grande-s thonë se… Ja si shprehen ata për vendimin e këngëtares


Para disa javësh, Ariana Grande dha lajmin e papritur se është fejuar me Dalton Gomez.

ariana grande (4)

Ajo publikoi disa foto në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqej bashkë me Dalton, por vëmendjen e mori njëra prej tyre për shkak të unazës prej diamanti që mbante në gisht, shkruan “Seventeen”.

ariana grande (5)

Mirëpo, miqtë e këngëtares janë shumë të shqetësuar për vendimin e saj të nxituar në lidhje me fejesën.

ariana grande (2)

Burimet kanë treguar për mediat e huaja se personat e afërt të aktores janë skeptikë se marrëdhënia e tyre do të zgjasë pak, megjithëse nuk ia urojnë diçka të tillë.

ariana grande (1)

Ariana u shfaq për herë të parë publikisht me Dalton në maj të vitit të kaluar, gjatë videoklipit të këngës “Stuck With U”, që realizoi në bashkëpunim me Justin Bieber.

ariana grande (7)

Dyshja nisën të shoqëroheshin bashkë në janar të 2020-ës dhe e kanë kaluar bashkë karantinën, sepse në muajin mars ata u izoluan tek shtëpia e Arianës, në Nju Jork.

© Panoramaplus.al