Natën e mbrëmshme është zhvilluar kompeticioni i “Miss Shqipëria 2018”, konkurs i bukurisë që zhvillohet çdo vit. Këtë herë “Miss Shqipëria” u zhvillua tek “Pedonalja e Tiranës”, ku konkurruan në garë plot 31 bukuroshë.

Spektakli u moderua nga dy binjakët simpatik të ekranit, Romeo dhe Donald Veshaj dhe moderatorja e njohur Jonida Shehu.

Vajza që rrëmbeu kurorën e “Miss Shqipëria 2018” ishte bukuroshja Alba Bajrami, ndërsa shoqëruesja e parë e misit u shpall Klea Krali dhe shoqëruese e dytë Klea Ndreka.

Vajzat nga Shqipëria dhe Diaspora kanë zhvilluar një tur 8 ditor dhe finalja e “Miss Shqipëria 2018”, që këtë vit shënon 20 vjetorin e krijimit, u zhvillua në Tiranë.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al

