19 Qershor, 2025

Shpallet ‘Miss Shqipëria 2025’! Ja kush e rrëmbeu kurorën e më të bukurës


 Mbrëmjen e djeshme (19 qeroshor) në Amfiteatrin e Liqenit në Tiranë u zhvillua spektakli i bukurisë “Miss Shqipëria 2025”, një event i konsoliduar tashmë prej 27 vitesh, duke promovuar bukurinë dhe talentin e vajzave shqiptare.

Fituesja e madhe e këtij edicioni ishte Valentina Gegprifti, konkurrentja me numrin 18, e cila rrëmbeu kurorën.

Çmimet e tjera të rëndësishme të mbrëmjes u ndanë për:

Klea Thaçi, e shpallur Shoqëruesja e Parë,

Laura Peka, e shpallur Shoqëruesja e Dytë.

Përveç titullit kryesor, mbrëmja shërbeu edhe për përzgjedhjen e përfaqësueseve të Shqipërisë në konkurse ndërkombëtare të bukurisë:

Natalia Lalaj u shpall “Miss Supranational Albania 2025”,

Gledia Preka mori titullin “Miss International Albania 2025”.

Eventi u nderua me praninë e shumë personazheve të njohur nga bota e artit, muzikës dhe televizionit. Ndër të ftuarit specialë që ndanë çmimet për konkurrentet ishin: gazetarja Anila Basha, këngëtarja Zaimina Vasjari, artistja Kejsi Tola, si dhe moderatorja e njohur Kiara Tito. Ata sollën energji, vlerësim dhe mesazhe mbështetëse për vajzat që garuan për kurorën e më të bukurës shqiptare.

 

© Panoramaplus.al