Është shpallur lista e aktorëve më të pëlqyer në Turqi dhe ai që kryeson është Can Yaman, i cili u bë shumë i famshëm me rolin e tij në serialin e suksesshëm, “Zogu i Hershëm“.
Aktori me origjinë shqiptare ndiqet nga Engin Akyurek dhe Kerem Bursin, që mbajnë vendin e tre më të mirëve në listë.
Të dhënat e publikuara u hartuan në bazë të votave të njerëzve dhe se sa të komentuar janë këta aktore në rrjetet sociale.
Aktorë të tjerë meshkuj në listë ishin Alp Navruz, İbrahim Çelikkol, Akın Akınözü, Cihangir Ceyhan, Aras Bulut İynemli, Uraz Kaygılaroğlu dhe Murat Yıldırım.



