6 Mars, 2025

Shpallen artistët që do të ngjiten në skenën e Festivalit të Muzikës Glastonbury


Janë shpallur artistët që do të ngjiten në skenë në Festivalin e Muzikës Glastonbury .  Siç është paralajmëruar, ylli amerikan i popit Olivia Rodrigo, grupi britanik ” The 1975 ” dhe këngëtari kanadez Neil Young do të jenë kryesuesit e eventit të këtij viti.

Matty Healy dhe grupi i tij do të performojnë në skenën ikonike Pyramid Stage, më 27 qershor, i ndjekur nga Neil Young me Chrome Hearts të nesërmen dhe perdja do të bjerë me Rodrigo, më 29 qershor. Në të njëjtën ditë, Rod Stewart, siç u njoftua nëntorin e kaluar, do të shfaqet në seksionin e legjendave të nderit të Festivalit.

Njoftimi vjen dy muaj pasi Neil Young njoftoi se po anulonte pjesëmarrjen e tij për shkak të përfshirjes së BBC-së në ngjarje. Megjithatë, ai e ktheu vendimin e tij të nesërmen, duke konfirmuar praninë e tij në Glastonbury të këtij viti. Pjesëmarrësit në eventin e këtij viti përfshijnë disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës, si Charli XCX, Loyle Carner, The Prodigy, Father John Misty, St. Vincent, Shaboozey, Kneecap, Wet Leg, Denzel Curry, Faye Webster, Brandi Carlile, Caribou, Gary Numan, Lucy Dacus, Nile Rodgers, Girl in Red dhe Turnstile.

Festivali legjendar do të zhvillohet në Worthy Farm në Somerset nga 25 deri më 29 qershor, sipas Variety.

© Panoramaplus.al