Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, është shoqëruar nga uniformat blu të kryeqytetit.
Mësohet se ai mbahet i shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, raporton “TvKlan”.

Motivet zyrtare nga Policia, përse “Stresi” është shoqëruar nuk dihen ende, ndërsa jo zyrtarisht burimet thonë se “këngëtari është duke u verifikuar”.

Raportimet e para flasin se ne lokalin ku po qëndronte mbrëmjen e djeshme Stresi dhe disa të tjerë, u gjet kokaine dhe shoqërimi i tij është bërë për verifikimin e pronësisë së drogës së gjetur.

Nga postimet e fundit që ka bërë në profilin e tij në “Instagram”, këngëtari sot duhet të jetë në Shkodër në orën 21:00.
© Panoramaplus.al
