Besnik Qaka, vokalisti i NRG Band sikundër ka konfirmuar edhe më parë për mediat , më datën 30 shtator do të lidhet në martesë me bukuroshen pejane Lolita Begolli.

Dhe, ndërsa data e dasmës është duke afruar dhe ka nisur numërimi mbrapsht i beqarisë, edhe Besniku duket më i angazhuar se kurrë. Në një foto të publikuar në InstaStory, ai shihet duke bërë shoppping dhe duke folur në telefon për detajet dhe përgatitjet e ditës së tij të rëndësishme.

Sigurisht që jemi shumë kuriozë dhe presim lajme prej tij , aq më tepër në një kohë kur kemi ‘përjetuar’ disa dasma vip, njëra më e bukur se tjetra dhe njëra më e kushtueshme se tjetra.
.
© Panoramaplus.al

