Linda Rei sigurohet që çdo ditë të tërheqë vëmendjen e publikut duke bërë bujë me imazhet e ndryshme që publikon në rrjetet sociale.
Por këtë herë Linda i ka shokuar fansat me fotografitë që ka publikuar në “Instagram”. Në njërën foto ajo shfaqet e zhveshur pranë një mashkulli lakuriq, të shtrirë në një trung peme.

Ndërsa në foton tjetër, ajo shfaqet mes dy meshkujve, njëri prej të cilëve po e shikon në mënyrë provokuese.

Linda pak ditë më parë u përfol se ka nisur një lidhje të re, pasi publikoi disa foto me një djalë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.


