Këngëtarja shumë e njohur Katy Perry gjatë performcës së saj në turneun botëror “Lifetimes”, befasoi një fans të cilit i bëri thirrje të mos i shkruante më burrit të saj.

Ajo ishte në humor të shkëlqyer dhe gjatë një shfaqjeje në Nevada, vendosi të bënte një shaka në mes të një kënge.
Gjatë performancës së “I’m His, He’s Mine” nga albumi i vitit 2024, Katy eci deri në skaj të skenës dhe teksa pa fansin Kyle duke shkruar në celularin e tij iu drejtua drejtpërdrejt me një mesazh të qartë.
“E di pse je këtu. Dëgjo, nëse vazhdon t’i dërgosh mesazhe burrit tim… E ke bërë këtë për muaj të tërë, që kur unë kam performuar këtu. Nuk erdhe këtu për mua. Nëse vazhdon t’i dërgosh mesazhe burrit tim, do të të nxjerrim jashtë. Shiko jetën tënde”, tha ajo.
Kyle e ndau regjistrimin në X dhe më vonë shpjegoi se gjithçka filloi sepse ai donte që Katy të këndonte një nga këngët e tij të prferuara dhe për këtë i duhej ndihma e Orlandos, partnerit të këngëtares.
Kujtojmë që, Katy Perry dhe Orlando Bloom u takuan në vitin 2016 në një festë pas ndarjes së çmimeve ‘Golden Globes’.
Ata u ndanë për pak kohë në vitin 2017, dhe një vit më vonë u ribashkuan dhe u fejuan në Ditën e Shën Valentinit 2019. Në gusht të vitit 2020, ata mirëpritën vajzën e tyre, Daisy Dove.
© Panoramaplus.alIn my homewrecker era @katyperry 😤 https://t.co/WowsaAFHS3 pic.twitter.com/74WnszK3Aw
— kyle (@SomeonesNewMuse) May 19, 2025

