Fansat e këngëtares me famë botërore, Rihanna, kanë mbetur të tronditur kur zbuluan se gjatë gjithë kësaj kohe e shqiptuar gabim emrin e artistes. Pasi 31-vjeçarja u prezantua në një video për “Vogue”, fansat e kuptuan se ku e kishin gabimin.

Rihanna foli në një video të realizuar nga Parisi të enjten e kaluar, ku ajo shprehet: “Përshëndetje Vogue, jam Rihanna” – duke shqiptuar emrin e saj ‘Ree-Anna’ në vend të ‘Ree-Ah-Na’ siç e kemi shqiptuar gjithnjë.

Sapo dëgjuan videon, fansat që mbetën të shokuar nga kjo gjë, menjëherë nisën me publikimet në “Twiter” ku shkruanin: “Pra, kemi gjithë jetën qe e dimë gabim emrin e Rihanna-s!”.
First look at @Rihanna‘s Fenty collection at her pop-up in Paris: https://t.co/KU0Uqg8Vlt pic.twitter.com/dseHhqadQu
— British Vogue (@BritishVogue) May 23, 2019
Madje ka patur nga ata që edhe i kanë kërkuar falje këngëtares për të gjitha këto vite që e kanë ditur gabim emrin e saj.


