22 Dhjetor, 2020

Shkurte Gashi bëhet nënë për herë të parë, këngëtarja sjell në jetë djalin


Këngëtarja e njohur, Shkurte Gashi raportohet se është bërë nënë për herë të parë.

Burime pranë RTV, thanë se Shkurte Gashi ka mirëpritur në jetë fëmijën e saj të parë.

Ndërkohë këngëtarja, e cila ka vendosur ta mbajë jetën e saj shumë private, nuk ka reaguar ende në lidhje me lajmet se është bërë nënë e një djali.

Lajmet se Shkurte Gashi ishte shtatzënë u bënë publike në fillim të muajit tetor.

Gjatë periudhës së shtatzënisë, ajo është shkëputur nga muzika dhe që prej 15 qershorit nuk ka qenë aktive në rrjetet sociale.

Këngëtarja e mbajti shumë të fshehtë shtatzëninë dhe mashkullin që i ka rrëmbyer zemrën.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al