26 Maj, 2025

Shkëlqen Kris Jenner, 69-vjeçarja mahnit fansat me pamjen e jashtme: Duket si motër, jo si nënë


Kris Jenner është bërë sërish temë diskutimi në rrjetet sociale pas fotove që postoi në Instagram nga udhëtimi i saj në Paris.

69-vjeçarja ndodhej në kryeqytetin francez për të marrë pjesë në gjyqin për grabitjen e bizhuterive të vajzës së saj, Kim Kardashian , dhe për festën e beqarisë së Lauren Sanchez.

Megjithatë, ajo që bëri më shumë përshtypje ishte pamja e saj e jashtme. Shumë kanë komentuar se Jenner duket më e re se edhe vajzat e saj, diçka që ia atribuojnë operacioneve të shumta plastike që ajo ka bërë vitet e fundit. “Mendova se ishte Kim,” shkroi njëri në rrjetet sociale, ndërsa një tjetër shtoi:  “Ajo duket si motër, jo si nënë.”

© Panoramaplus.al