Dehidratimi është më i zakonshëm gjatë shtatzënisë. Shumica e rasteve të dehidratimit janë pa efekte anësore, por nëse është dehidratim në një fazë të rëndë mund të jetë i rrezikshëm si për nënën ashtu edhe për fëmijën.

Të vjellat në mëngjes mund të jenë një nga shkaktarët e dehidratimit.
Simptomat e dehidratimit gjatë shtatzënisë:
Njerëzit të cilët ndjehen të etur pas djersitjes, ose ata që kalojnë një periudhë të gjatë pa pirë ujë janë të prirur për t’u dehidratuar.
Shenjat e tjera të dehidratimit janë:
-Thatësi në gojë dhe fyt;
-Buzë të thata;
-Lëkurë të thatë;
-Lëkurë elastike ose të hollë;
-Urinë me ngjyrë të errët;
-Urinim i rrallë;
-Nuk djersitin edhe kur është nxehtë;
-Ndihen të lodhur;
-Kapsllëk dhe hemorroide;
-Kur dehidratimi është i përkeqësuar mund të mos keni më ndjenjën e etjes.
Disa shenja të dehidratimit të rëndë gjatë shtatzënisë:
-Marramendje;
-Ndryshime në modelin e lëvizjes së foshnjës;
-Presioni i ulët i gjakut, i cili mund të shkaktojë marramendje ose zbehje;
-Dehidratimi mund të shkaktojë abort.
-Shkaqet e dehidratimit gjatë shtatzënisë:
-Nuk pini ujë mjaftueshëm;
-Kur dehidratimi ndodh për shkak të mungesës së ujit, shpesh është e lehtë të rregullohet duke pirë më shumë ujë veçanërisht në fazat e hershme.
-Të vjellat mund të shkaktojnë dehidratim;
Gjithashtu edhe disa sëmundje që mund t’i keni mund të shkaktojnë dehidratim;
Diarreja dhe të vjellat mund ta bëjnë të vështirë që trupi të thithë ujin që i nevojitet.
Komplikimet
Dehidratimi i lehtë nuk është zakonisht i rrezikshëm në shtatzëni për sa kohë që nëna merr lëngje të mjaftueshme. Dehidratimi i rëndë mund të jetë i rrezikshëm si për nënën ashtu edhe për fëmijën.
Mund të çojë në nivele më të ulëta të lëngjeve amniotike, të cilat mund të ndikojnë në zhvillimin e foshnjës.
Mund të çojë në lindje të parakohshme dhe mund të ndikojnë në prodhimin e qumështit të gjirit.
Megjithatë, dehidratimi nuk është shkaku kryesor i lindjes së parakohshme. Rrallë, dehidratimi mund të shkaktojë koma apo edhe vdekje. /Revista Psikologjia/
© Panoramaplus.al
