Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes, për shkak të talentit dhe protagonizmit të saj.

Këngëtarja së fundmi ka qenë pjesëmarrëse në festën e mbajtur për Halloween “Kiss FM Halloween House Party” ku si çdo herë tjetër u shfaq me një stil të veçantë.

Të gjithë sytë ishin të kthyer nga Rita , e cila mbante veshur një stilim krejtësisht të gjelbër dhe flokët i kishte bërë kaçurrela. Ajo që na bëri përshtypje ishte se Rita i kishte lyer në të kuqe flokët. Të jetë kjo një ngjyrë e përkohshme apo që do e mbajë më gjatë?

© Panoramaplus.al

