Këngëtarja e njohur shqiptare Elsa Lila prej disa vitesh i ka lënë angazhimet në skenën muzikore. Ajo jeton prej shumë kohësh në Itali së bashku me familjen e saj, bashkëshortin Alessandro dhe vajzën Evita.

Elsa është munduar që të shoqin dhe vajzën t’i mbajë gjithmonë larg vëmendjes mediatike. Madje Lila duket se preferon të qëndrojë edhe larg rrjeteve sociale dhe nuk gjendet aktive në asnjë prej tyre.

Por daja i Elsës, Saimir Visha ka postuar një foto të vajzës së këngëtares e cila duket se është rritur shumë nga hera e fundit që e kishim parë.

Evita tani është 7 vjeçe dhe nga fotoja duket se është një kopje e të ëmës. Gjithashtu nga fotoja duket se ka trashëguar nga Elsa dhe pasionin për muzikën, pasi duket me një violinë në dorë.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
