2 Shkurt, 2018

Shikoi si duket Ami me barkun e rrumbullakosur në ditëlindjen e vjehrrit


Babai i Ermal Mamaqit feston 66-vjetorin, e ky rast i bukur ka bërë bashkë të gjithë familjen për të festuar. I vëllai i Ermalit, Ermiri ka publikuar në rrjetin social “Instagram” një fotografi ku shfaqen familjarisht.

Ajo që bie në sy është Armanda Toska e cila është shtatzënë me fëmijën e dytë. Ami shfaqet pa filtra dhe ashtu siç shihet në foto barku i rrumbullakosur tregon se familja Mamaqi duhet të presë edhe pak kohë që vogëlushja e tyre të vij në jetë.

 

© Panoramaplus.al