Julian Deda është një prej aktorëve më të njohur të humorit shqiptar. Me rolet e tij të ndryshme ka rrëmbyer gjithmonë zemrat e publikut.

Prej vitesh ai njihet si aktor, megjithatë ditën e sotme Juli ka zbuluar se me çfarë merrej para se të bëhej i njohur.
Në rrjetet sociale, aktori ka ndarë me ndjekësit e tij një foto të para 20-viteve. Aty ai shfaqet shumë ndryshe. Juli i ka flokët e gjatë e të kapur bisht dhe ndodhet në mes të një skuadre futbolli, duke pozuar me futbollistë të tjerë.

“Para 20 vitesh”m ka shkruar Deda në foton e tij ku shënon me shigjetë veten, duke treguar se sa ndryshe dukej disa vite më parë.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
