19 Shkurt, 2022

Shifrat ‘e çmendura’/ Ja sa kushtoi look-u i Arbanës mbrëmjen e djeshme


Edhe vetë Arbana Osmani pati mbrëmë një vëmendje po aq sa finalistët e Big Brother. Moderatorja, e cila që në nisje të spektaklit, deklaroi se ishte në pritje të ëmbël, përmbylli kështu një rrugëtim prej më shumë se 4 muajsh në ekran.

Thuajse si në çdo spektakël, ajo u shfaq mbrëmjen e djeshme e kuruar në çdo detaj. Për finalen e madhe ajo kishte zgjedhur një look që mund të quhet pa frikë luksoz. Kostumi që prezantuesja mbante veshur ishte i markës Alexander McQueen dhe ka kushtuar plot 5050 dollarë.

Ndërkohë edhe bizhuteritë e saj ishin të çmuara, ku rekordin e mbante varësja në qafë, me vlerën 10.500 dollarë.

 

© Panoramaplus.al