Në ditën e pestë të sulmeve në Ukrainë nuk mungoi as solidarizimi në javën e modës në Milano.

Pa ndriçim, asnjë duartrokitje dhe një qetësi e pazakontë është prezantuar pasarela e stilistit të famshëm italian Giorgio Armani.

Ky gjest domethënës në një shfaqje jo të zakontë kishte si mesazh të nderonte e të solidarizohej me pasojat dhe viktimat që po shkakton situata mes dy shteteve Rusi-Ukrainë.


“Vendimi im për të mos përdorur asnjë muzikë u mor si një shenjë respekti ndaj njerëzve të përfshirë në tragjedinë në Ukrainë”, shkruhej në një postim në llogarinë e stilistit në Twitter.

Po ashtu stilisti 87-vjeçar është shprehur: “Gjëja më e mirë për të bërë është të dërgojmë një mesazh që nuk duam të festojmë sepse diçka shumë shqetësuese po ndodh rreth nesh”.
© Panoramaplus.al
