Një hetim ka nisur kundër kuzhinierit të famshëm turk Nusret Gökçe pas denoncimit që një ndjekës i tij në rrjete sociale bëri.

Ai pretendon se Nusretit i ka dalë organi gjenital në një nga videot që ka ndarë në rrjete sociale për të promovuar hotelin që bleu në Stamboll, shkruan “Gunaydin”.

Kuzhinieri, i cili u bë një fenomen në të gjithë botën me lëvizjen e spërkatjes së kripës, tek kjo video shfaqet duke u hedhur në shtrat dhe në këtë moment i është zbuluar organi gjenital.

Sipas akuzuesit, shpërndarja e një videoje të tillë tek platforma me 33 milionë ndjekës, është “Shkelje e moralit njerëzor”.
Policia në Dubai një hetim kundër Gökçe menjëherë pas ankesës.

Zyra e Prokurorit me rastin e nisjes së hetimit kundër biznesmenit bëri një njoftim të shkurtër zyrtar dhe sqaroi se çështja bazohej në ankesën e një ndjekësi të tij.


