23 Dhjetor, 2023

Sherri që përfundoi në gjykatë, regjisorja flet për konfliktet me drejtuesit e RTSH! Si u hoq nga puna pasi s’pranoi kushtet që i vendosën


Vetëm pak javë më parë, Panorama zbuloi për debatin që regjisorja Arnita Beqiraj kishte bërë në ambientet e RTSH, debate këto, që si raportuam, kishin shkuar në dyert e gjykatës.

arnita beqiraj

Prej pak kohësh ajo kishte nisur punë në RTSH, punë e cila ka zgjatur vetëm pak kohë. Burime për Panorama, bëjnë me dije se mes Arnitës dhe drejtuesve të këtij institucioni, ka ndodhur një përplasje e fortë, për shkak të orareve.

 

 

Pas konflikteve, regjisorja është hequr nga puna, duke ndërprerë kështu bashkëpunim. E gjendur në këto kushte, bëhet me dije se Arnita, ka ngritur padi ndaj këtij institucioni, ashtu edhe si ndaj dretjuesve të RTSH.

arnita beqiraj5

Tashmë çështja pritet që të zgjidhet në dyert e gjykatës, pasi regjisorja ka renditur një sërë akuzash. Këtë herë ka reaguar vetë Arnita, duke zbuluar se çfarë ndodhi.

“Po, kjo është e vërtetë. Nuk mendoj që ka qenë vetëm prej “Dancing With The Stars”. Unë kam pasur një situatë jo profesionale dhe të shëmtuar, e cila më pas ka agravuar pas pjesëmarrjes sime në DWTS. Është një situatë që unë kam vendosur ta ndjek ligjërisht. Besoj se do t’i shkoj deri në fund”, u shpreh regjisorja, që duket se këtë çështje nuk ka vendosur ta kalojë kaq lehtë.

arnita beqiraj1

Nga burime brenda RTSH, bëhet me dije se përplasja mes saj dhe drejtuesve ka qenë e ashpër, duke nisur me shumë ngërçe, pasi Arnita nuk është lejuar të bëjë punën e saj, duke i vendosur disa kushte, që për të kanë qenë të papranueshme.

Debati më tej është përmbyllur me oraret, të cilat janë kërkuar strikte dhe kur nuk janë respektuar ka shpërthyer edhe sherri final që e ka mbyllur bashkëpunimin në mënyrën më të keqe të mundshme.

arber cepani arnita beqiraj (8)

arber cepani arnita beqiraj (9)arber cepani arnita beqiraj (6)arnita beqirajarber cepani arnita beqiraj (10)arber cepani arnita beqiraj (3)

© Panoramaplus.al