Këngëtarja Vesa Luma është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku poston foto të ndryshme nga jeta e saj në Zelandën e Re, ku po jeton me bashkëshortin e saj Big Basta dhe djalin e tyre Lian.

Së fundmi, ajo publikoi në “Instastory “ngjarjen e papritur që i kishte ndodhur këtë mëngjes.
Teksa ishte në përfundim të kafesë së saj, këngëtarja e njohur gjeti në fundin e gotës një lojë të vogël që i biri ja kishte futur brenda në gotë.

“Kur ke një sherr në shtëpi. Pasi shijon kafenë, në fund një surprizë”, shkruan ajo, duke treguar se çfarë i kishte bërë vogëlushi që në mëngjes.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
