Marina Vjollca është një nga moderatoret shqiptare më të pëlqyera dhe gjithnjë bën të flasë për të. Këtë herë bukuroshja ka publikuar në “Instagram” një foto ku shfaqet më e qeshur se kurrë. E veshur me një fustan të shkurtër ajo ka treguar këmbët duke u dukur më në formë se kurrë.
“Hello, hello”,shkruan Marina duke përshëndetur në këtë mënyrë ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Por ishte mëse i pritshëm komenti i Luanës e cila i thotë pa të keq “Hello Zemër”. Marina me siguri e ka marrë si ironi këtë dhe ia kthen: “phuuu ca paske qenë moj ZEMER”.

Vazhdon biseda në komente dhe Luana i thotë shyqyr që u ktheve se na thave sytë. Marina e mori sërish si ironi dhe i thotë “akoma stë janë tharë tamam se vazhdon dhe e ke të preferuar Lira Vjollcën (motrën tjetër), si dhe i quan të dyja motra delenxhie para gjithë fansave.

© Panoramaplus.al

