Në studion e “Zonë e lirë” me moderator Arian Çanin, ka qenë e ftuar mbrëmë aktorja dhe këngëtarja e njohur shkodrane, Justina Aliaj.
Kjo e fundit ishte ftuar për një shfaqje të saj që do të jepet në teatër. Gjatë intervistës, Aliaj duket se është nxehur me moderatorin pasi nuk i kanë pëlqyer pyetjet.

Çani e ka pyetur aktoren nëse po e mbyllte karrierën e saj me këtë shfaqje, si një mbretëreshë.
“Artisti nuk heq dorë kurrë, nuk dorëzohet. Të bësh këtë pyetje është psikopati, është kancer kjo frazë”, ka thënë ajo.
Menjëherë Ariani është përpjekur që të rregullojë pyetjen. Ai i shpjegoi Aliajt se e kishte keqkuptuar dhe se kishte nënkuptuar që mund ta linte për një moment karrierën, siç bëjnë shumë artistë.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
