Të cilësuar shpeshherë nga mediat britanike dhe jo vetëm, si çifti perfekt për shkak të gjatësisë së viteve në krahë të njëri-tjetrit dhe për shkak të një familjeje e marrëdhënie në dukje të kompletuar , duket gati e pabesueshme që David dhe Victoria Beckham të jenë në krizë. Revista prestigjoze gjermane “Ok” ka shkruar se ata janë drejt ndarjes. Ajo ka zbuluar një zënkë publike të çiftit në një restorant, ku shkaku ishte këngëtarja Mary Charteris, me të cilën David është takuar në një koncert gjatë verës.

“Kush mendon se je?” ka ngritur zërin ndaj të shoqit Victoria, që njihet si një person shumë i kontrolluar në publik. Ndërkohë një mik i familjes ka zbuluar se David dhe Victoria nuk kalojnë shumë kohë bashkë. Ishin çifti perfekt, por më pas kanë filluar të largohen dhe të kënaqen më shumë me ambiciet personale të karrierës së tyre sikundër janë futbolli dhe moda.

