Që Luana dhe Marina Vjollca duhen shumë kjo dihet, pasi dy motrat e kanë shprehur në çdo moment dashurinë që kanë për njëra-tjetrën.

Por ja që dashuri pa zënka vështirë se gjen në ditët e sotme. E mesa duket edhe motrat me raste e thumbojnë nga pak njëra-tjetrën.
Në rrjetin social “Instagram”, Luana postoi një foto nga koha kur ishte e vogël dhe shfaqej duke puthur motrën e saj të madhe Lira. Fotografinë e shoqëroi edhe me një koment ku shpreh dashurinë e veçantë që ka për motrën e madhe.

E sigurisht që Marina nuk do rrinte pa komentuar në këtë foto ku ngacmon Luanën. “Je e sigurt që je ti? Dukesh si çun haram”, i shkruan ajo. I menjëhershëm ka qenë komenti i Luanës: “Ti legene, mos të të nxjerr foto se si binjake na mbante mami dhe njësoj ngjaje dhe ti”.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
