Reperi shqiptar i hitit “Kriminell” është përfshirë në një ngjarje të pakëndshme mbrëmjen e djeshme në një nga koncertet e tij. Bëhet fjalë për reperin Azet, i cili ka qenë duke performuar në një club nate në Gjakovë në momentin që ka nisur një sherr mes dy klientëve.

Reperi shqiptar Azet është përfshirë në një ngjarje të pakëndshme mbrëmjen e djeshme teksa ka qenë duke performuar në një club nate në Gjakovë.

Në rrjetet sociale është shpërndarë me shpejtësi një video ku shihet reperi teksa performon ndërkohë që dy persona sulmojnë njëri-tjetrin. Siç kanë treguar të pranishmit për ‘Insajder’ sherri ka qenë shumë i madh dhe për ketë arsye reperit i është dashur të ndërpres performancës.
Gjithashtu ata tregojnë që gjithçka ka marr fund shpejt dhe nuk ka pasur të lënduar. Më pas reperi Azet ka pasur mundësi të vazhdojë performancën e tij.
© Panoramaplus.al
