Premiera e sezonit të tretë të serialit të njohur Euphoria u mbajt të mërkurën, më 8 prill, në Los Angeles, duke tërhequr vëmendjen jo vetëm për rikthimin e shumëpritur të projektit, por edhe për raportimet mbi marrëdhënien mes dy prej protagonisteve kryesore, Zendaya dhe Sydney Sweeney.
Sipas “The Sun”, dy aktoret dyshohet se kanë shmangur njëra-tjetrën gjatë eventit, ndërsa komunikimi mes tyre gjatë xhirimeve të sezonit të ri thuhet të ketë qenë minimal. Burime të cituara nga media britanike pretendojnë se janë marrë masa për të shmangur pyetjet e gazetarëve mbi çdo tension të mundshëm mes tyre.
Një burim i afërt me produksionin ka deklaruar se raporti mes dy aktoreve ka qenë i ftohtë prej kohësh, me kontakte të kufizuara edhe gjatë punës. Sipas tij, edhe në aktivitetet promovuese ndërveprimet janë mbajtur në minimum, për të shmangur situata të sikletshme para kamerave.
Zendaya ignores Sydney Sweeney at the Euphoria s3 premiere pic.twitter.com/cd4xPjHH0J
— POP SLOP (@PopSlop_) April 8, 2026
Media britanike përmend gjithashtu se një nga arsyet e përfolura për këtë ftohje lidhet me jetën personale të Zendayës, konkretisht marrëdhënien e saj me aktorin Tom Holland. Sipas pretendimeve, Sydney Sweeney thuhet se ka shfaqur simpati ndaj tij gjatë vizitave në sheshxhirim, diçka që, sipas burimeve, nuk është pritur mirë nga Zendaya.
Po ashtu, përmenden edhe dallime të mundshme në qëndrime publike. Zendaya ka qenë më herët kritike ndaj Donald Trump, ndërsa Sydney Sweeney është përfolur për pjesëmarrje në evente të lidhura me rrethin e tij.
Megjithatë, në tapetin e kuq, Sydney Sweeney u shfaq e buzëqeshur në shoqërinë e partnerit të saj Scooter Braun, ndërsa Zendaya mbërriti më vonë dhe shmangu pothuajse çdo ndërveprim me pjesën tjetër të kastit.
Nga ana e produksionit nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, duke lënë të gjitha raportimet në nivel spekulimesh mediatike.
© Panoramaplus.al




