10 Shkurt, 2018

Shën Valentini, Tirana “vishet” me zemrat e dashurisë (FOTO)


Me rastin e 14 shkurtit, Tirana është “veshur” me zemrat e dashurisë, duke i dhënë ngjyrën e veçantë të saj.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, parku “Rinia”, por edhe Kulla e Sahatit në kryeqytet e kanë veshur tashmë petkun e dashurisë për t’u kujtuar të dashuruarve këtë ditë të veçantë.

Siç shihet edhe nga fotografitë, e kuqja e dashurisë i ka dhënë më shumë hijeshi dhe ngjyra Tiranës duke bërë që çdokush që kalon në këto rrugë të ndjejë afrimin e kësaj feste.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al