9 Prill, 2025

Shembet çatia e një klubi nate në Republikën Domenikane, vdesin 98 persona! Nxirret nga rrënojat këngëtari që ishte duke performuar! Pamje nga momenti i ngjarjes


Një këngëtar i quajtur Rubby Perez është plagosur teksa ka qenë duke performuar, pasi sipër tij dhe pjesëmarrësve të tjerë ka rënë çatia e klubit në të cilën ata ndodheshin.

Sipas BBC, të paktën 98 persona janë vrarë dhe më shumë se 150 janë plagosur.

Këngëtari i cili po performonte në kryeqytetin Domenikane Santo Domingo, është shpëtuar nga rrënojat edhe pse ka pësuar lëndime të shumta, raporton DailyMail.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë Perez, duke performuar në skenë kur pjesë të tavanit u përplasën mbi turmën që kërcente dhe interpretuesit.

Menaxheri i tij, Enrique Paulino, këmisha e të cilit ishte e spërkatur me gjak, raportoi për gazetarët në vendngjarje se koncerti filloi pak para mesnatës, e ndërsa çatia që u shemb pothuajse një orë më vonë, duke vrarë saksofonistin e grupit.

https://www.dailymail.co.uk/news/article-14583527/Horrific-moment-nightclub-ceiling-collapses-killing-13-injuring-70-Caribbean-holiday-island.html#v-617762707403460226

Ngjarja ndodhi në orët e para të së martës në një koncert të këngëtarit të njohur domenikan Rubby Pérez në klubin e natës Jet Set. Ai u raportua në mesin e të bllokuarve në rrënoja.

Qindra njerëz ishin brenda vendit dhe rreth 400 forca shpëtimi janë ende në kërkim të të mbijetuarve. Ekziston frika se numri i të vdekurve do të rritet më tej.

Drejtori i Qendrës së Operacioneve Emergjente (COE), Juan Manuel Méndez, tha se kishte shpresë që shumë nga ata që ishin nen rrënoja mund ishin ende gjallë.

Jet Set është një klub nate popullor në Santo Domingo, i cili organizon rregullisht koncerte me muzikë kërcimi të hënën në mbrëmje. Të pranishëm ishin politikanë, sportistë dhe figura të tjera të shquara.

 

© Panoramaplus.al