Aktorja e njohur hollivudiane Sharon Stone ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale, pasi publikoi disa foto ku shfaqet me bikini dhe pa filtra, duke përcjellë një mesazh për pranimin natyral të moshës.
Ylli i filmit “Basic Instinct” u fotografua pranë një pishine, e veshur me bikini shumëngjyrëshe, ndërsa në postimin e saj shkroi: “Vera po afron! Gëzuar të premten të dashurit e mi”. Fotot u komentuan gjerësisht nga ndjekësit, të cilët vlerësuan paraqitjen natyrale të aktores 68-vjeçare.
Në imazhet e publikuara, Stone shfaqet pa grim dhe pa përdorimin e filtrave, një detaj që është interpretuar nga fansat si një mesazh për vetëpranimin dhe kundër standardeve të ekzagjeruara të bukurisë në rrjetet sociale.
Aktorja ka folur edhe më herët për raportin me plakjen dhe presionin që ekziston në industrinë e spektaklit për pamjen fizike. Në intervista të ndryshme, ajo është shprehur se bukuria nuk lidhet vetëm me moshën apo perfeksionin fizik, por edhe me mënyrën se si njeriu ndihet me veten.
© Panoramaplus.al


