10 Dhjetor, 2018

Shakira zhgënjen fansat, zbulohet abuzimi që po bën. Gati padia për këngëtaren e famshme


Një lajm i bujshëm ka qenë ai për këngëtaren e famshme, 41 vjeçaren, Shakira.

Nëna e dy fëmijëve dhe bashkëshortja  e yllit të Barcelonës, Gerard Pique, pritet të akuzohet për evazion fiskal brenda disa ditësh, pasi nuk ka paguar 14.5 milionë euro taksa.

Ligji spanjoll thotë se, njerëzit që kalojnë më shumë se 183 ditë të vitit në Spanjë duhet t’i paguajnë shtetit spanjoll taksë mbi të ardhurat e tyre, edhe kur i fitojnë ato jashtë shtetit.

Mediat e huaja shkruajnë se zyrtarë të cilët janë marrë me hetimin e të ardhurave të Shakirës, kanë ngritur akuzën se këngëtarja pretendon se jeton në Bahamas pikërisht për të shmangur detyrimet financiare ndaj shtetit spanjoll.

Nga ana tjetër Shakira këmbëngul se nuk i ka shkelur rregullat, duke thënë se ka ndjekur me rigorozitet udhëzimet e këshilltarëve të saj financiarë, ndërsa avokatët e saj ndërkohë janë duke u marrë me përpilimin e mbrojtjes.

© Panoramaplus.al