Këngëtarja kolumbiane Shakira ka publikuar këngën e saj më të re, e cila vjen në bashkëpunim duet me Nicky Jam. Kënga titullohet “Perro Fiel” dhe pritet që të jetë hiti i ri i Shakirës.

Këngëtarja është shprehur e lumtur pasi që tani kënga ka arritur 1 milion klikime, edhe pse ka vetëm pak orë që është publikuar.

Ky hit për Shakirën po vjen në kohën kur po flitet kriza në martesën e saj me futbollistin e Barcelonës Gerard Pique, me të cilin kanë dy djem. Asnjëri prej tyre nuk ka bërë asnjë deklaratë , megjithëse mediat spanjolle thonë se ndarja mes tyre ka nisur.
© Panoramaplus.al
