Në një ngjarje të pakëndshme janë përfshirë dy nga personazhet më të njohura të showbiz-it, këngëtarja kolumbiane dhe futbollisti spanjoll kanë rënë pre e një grabitjeje.
Njoftimi është bërë nga policia e Barcelonës dhe në momentin që hajdutët kanë hyrë në shtëpi, kur prindërit e futbollistit po flinin gjumë në katin e sipërme të shtëpisë dhe nuk ju ka ndodhur gjë. Pre e grabitjes ka rënë shtëpia e tyre super luksoze në Espiugues de Llobregat të Barcelonës.

Hajdutët kanë hyrë brenda shtëpisë nga dritarja dhe prindërit e Pique nuk dëgjuan asgjë dhe vetëm zbuluan se kishte pasur një vjedhje kur u zgjuan dhe alarmuan policinë. Policia raporton se hajdutët kanë marrë orët luksoze të futbollistit dhe stolitë e shtrenjta të rezidencës.
Por fatmirësisht çifti së bashku me fëmijët ndodheshin në Gjermani sepse këngëtarja kishte një koncert atje. Policia po heton ngjarjen dhe nuk është arrestuar asnjë njeri deri tani.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
